Konfiskohen pesë automjete në Strugë për shkak të zhurmës së madhe
Sot (05.08.2025) në periudhën nga ora 00:30 deri në orën 02:00, duke vepruar sipas denoncimit se në një parking në Strugë ishte prishur rendi dhe qetësia publike nga disa persona me zhurmë të automjeteve, nëpunësit policorë ndërmorën disa masa sipas Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.
Menjëherë pas denoncimit të rastit, nëpunësit policorë të Njësisë Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Strugë shkuan në vendngjarje dhe gjetën më shumë se 500 persona dhe rreth 120 automjete sportive dhe luksoze, të cilët supozohet se po realizonin një ekspozitë. Personat nuk vepruan sipas urdhrave të nëpunësve policorë, kështu që u angazhuan shërbimet shtesë dhe situata u vu nën kontroll.
Në këtë rast, u sekuestruan pesë automjete sipas nenit 344 të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, ndërsa u konstatuan edhe tetë kundërvajtje të tjera të LSKRR-së. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohen parashtresa përkatëse.



