Kompletohet kabineti qeveritar. Ja emrat e zv.ministrave👇🏻
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i propozoi Kuvendit emrat e mëposhtëm për zëvendësministra:
1. Elfete Ismaili propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes.
2. Astrit Iseni propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
3. Alen Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
4. Nezhdet Mustafa propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet.
5. Zoran Dimitrovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
6. Viktorija Trajkov propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane.
7. Nikolçe Jankullovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
8. Marjan Risteski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.
9. Miroslav Labudoviq propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
10. Flakron Bexheti propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
11. Jovica Andovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
12. Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës propozohet Lulzim Aliu.
13. Gjoko Velkovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
14. Erxhan Selimi propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

