Kërcënohet Hodai, rastin e paraqet në polici

“Sapo paraqita një kërcënues ordiner në Stacionin e Policisë në Tetovë, në lidhje me rastin e fundit që e kemi publikuar. Organet e rendit do të merren me secilin që këto ditë merr guximin të më kërcënojë mua, familjen time apo kolegët e mi. Ju e dini fort mirë që me mua kërcënimet nuk funksionojnë. Sa më shumë të kërcënoni, aq më e qartë bëhet se kemi prekur diçka që ju dhemb. Të vërtetën do ta nxjerrim deri në fund. Ama mos e provoni më me familjen time — kjo është vijë e kuqe që nuk kalohet”, shkroi Blendi Hodai në Facebook.