Kasami dhe Qoku do të përfaqësojnë VLEN-in në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski
“Zyrtarisht është ftesa, nuk ka tema konkrete, është e përgjithshme. Pra do të flitet për gjendjen aktuale politike dh ekonomike në vend…Diskutohet kjo temë, diskutohet një njësi zgjedhore, listat e hapura, format e ndryshme të ndarjes së njësive, të formës, si të ndahet në njësi zgjedhore. Është një njësi, përmenden tetë njësi, përmenden tre njësi. VLEN-i ende nuk kemi zyrtarisht një vendim se cila formë, cili mode do të ishte i përshtatshëm”, tha Qoku duke theksuar se në takim mund të flitet edhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

