Kamberi-Vuçiçit: Gjatë sulmit në Banjskë, EULEX dhe KFOR ishin në dhomën e VAR-it

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi reagoi sërish pas deklaratës së presidentit serbe, Aleksandër Vuçiç, i cili përsëriti habinë e tij të dielën se përse gjatë sulmit në Banjskë nuk ndërhyri EULEX, por Policia e Kosovës.

“Vuçiç ende po ankohet se pse aksioni i Banjskës nuk është kryer nga EULEX-i, por nga Policia e Kosovës. Siç duket, për të nuk mjafton që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it”, shkruan Kamberi në rrjetet sociale. / alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *