Ja kur do të bëhet i ditur emri i kandidatit për Kryetar të Komunës së Strugës nga radhët e ASH-Sela 👇🏻
Nga burime jozyrtare mësohet se kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën mblidhet në Strugë për të vendosur kandidatin për kryetar komune.
Në garë janë arkitekti Lulzim Nasufi,njëkohësisht kryetar i ASh-së në Strugë dhe mjeku urolog Arsim Dalipi.
Lidhur me kandidatin e ASH-së që do të jetë përballë kandidatit të pavarur Mendi Qyra, por të përkrahur nga VLEN dhe VMRO, do të vendos Ziadin Sela se kush do të jetë kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës.

