Irani nis sulmin ushtarak ndaj Izraelit
Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë.
Nuk ka asnjë deklaratë të menjëhershme nga IDF për sulmin.
Irani ka kërcënuar se do të sulmojë Izraelin për vrasjen e shtatë anëtarëve të IRGC-së, përfshirë dy gjeneralë, në Damask të Sirisë javën e kaluar.
Fluturime për në Tel Aviv nga Tajlanda janë kthyer pas, pas sulmit të parashikuar nga Irani.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më parë se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

