Incident në Varshavë, mbyllet aeroporti 👇🏻

Një Incident i pazakontë ka ndodhur në Varshavë me çrast është pezulluar gjithçka.

Hapësira ajrore mbi aeroportin ndërkombëtar “Chopin” dhe mbi kryeqytetin polak, Varshavë, është rihapur, pasi Rusia ndërhyri me dronë në territorin ajror të Polonisë.

“Për shkak të situatës së krijuar, kufizimeve dhe mbylljes së mëparshme të hapësirës ajrore, priten vonesa dhe pengesa që mund të zgjasin gjatë gjithë ditës,” tha autoriteti i aeroportit të mërkurën.

Më herët, Polonia kishte mbyllur aeroportin ndërkombëtar të Varshavës për shkak të një “aktiviteti ushtarak të paparashikuar”, me qëllim garantimin e “sigurisë së shtetit”. Ky veprim pasoi raportimet se dronë rusë kishin hyrë në hapësirën ajrore polake.