Incident në Spitalin e Tetovës: Pacienti sulmon mjekun dhe policin
Tetovë, 14 tetor 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Spitalin Klinik të Tetovës, ku një pacient ka sulmuar fizikisht një mjek dhe një zyrtar policor.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, rreth orës 16:00, është arrestuar M.M. (28) nga fshati Çellopek, pas një denoncimi se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit mjekësor.
Gjatë përpjekjeve të stafit për t’i dhënë ndihmë mjekësore, i dyshuari ka sulmuar fizikisht mjekun L.A. (31) nga fshati Zhelinë. Edhe pas mbërritjes së policisë, ai ka vazhduar me sjellje agresive, duke goditur një nga zyrtarët policorë që tentuan ta qetësonin situatën.
Pas incidentit, M.M. është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, sipas autoriteteve, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për sulm ndaj personit zyrtar dhe personit në detyrë publike.
📄 Burimi: SPB Tetovë / TS


