Imrane Veliu Aliu: Popull, mjaft!

Popull, mjaft!
Derisa merremi me kanalizime, ndriçime dhe gjëra anësore, po e harrojmë atë që është më e shtrenjta, qenësinë tonë si shtetas të barabartë në këtë vend.
Nga skaji në skaj, çdo ditë po na rrëshqasin nga duart të drejtat tona jetike, ndërsa heshtja jonë i jep jetë padrejtësisë.

Shikoni përreth, thirrjet e Kryeministrit, një gjuhë që ushqen urrejtje, që e trajton popullin tonë si të tepërt, ndërsa politika e Vlen sillet sikur gjithçka është në rregull.
Po heshtim përballë kësaj fyerjeje të rëndë dhe po e pranojmë një realitet që nuk vlen për dinjitetin tonë dhe gjoja se po rahatohemi me 2 cm asfallt qesharak, bagera, tunele e sedi se çka!!!!
Ndërkoh, shpërfillet ajo më e shtrenjta-gjuha, identiteti, barazia dhe e drejta!

Kjo nuk është vetëm çështje politike, kjo është çështje ekzistence!
Dinjteti ynë, barazia jonë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk janë për t’u negociuar.

Vetëm ne, populli i vetëdijshëm, mund ta ndalim këtë turp!
Le të mos lejojmë që askush të na mohojë atë që na takon me të drejtë.
Nga zemra në zemër, nga dera në derë, koha është tani!

Tetori miq, referendum!