I mituri plagoset me mjet të mprehtë në Çair, policia heton rastin

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen Çair, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi fizik.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, rasti është denoncuar rreth orës 02:42 pas mesnate. Një prind me inicialet R.S. (56) nga Shkup ka raportuar se djali i tij 16-vjeçar është sulmuar para një objekti hotelier në zonën e Çairit.

Sipas denoncimit, sulmi është kryer nga një i mitur tjetër, të cilin viktima e ka njohur. Gjatë përleshjes, sulmuesi dyshohet se ka përdorur një mjet të mprehtë dhe të fortë, duke i shkaktuar të riut lëndime trupore.

Burime nga Spitali Klinik “Shën Klimenti i Ohrit” bëjnë të ditur se i mituri është dërguar në spital rreth një orë pas mesnate. Mjekët kanë konfirmuar se ai ka plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.