Hynë në stacionin policor në Strugë, sulmuan dhe tërhoqën zvarrë policët – Kërkohet paraburgim për dy të rinj nga Veleshta
“Dy të dyshuarit 32 vjeçarë, më 16 shtator pas mesnate, kanë hyrë në stacionin policor në Strugë derisa një person tjetër ka bërë kallëzim kundër tyre dhe në prani të disa zyrtarëve policorë kanë filluar ta spërkasin denoncuesin me gaz lotsjellës. Menjëherë pas kësaj, të dyshuarit kanë sulmuar edhe policët, kanë filluar t’i tërheqin zvarrë dhe të tentojnë t’ua marrin armët e shërbimit. Dy të dyshuarit u mposhtën, por vazhduan të përpiqeshin me këmbëngulje të çliroheshin dhe të largoheshin nga stacioni”, thonë nga PTHP.
Prokurori Publik kompetent ka kërkuar nga gjyqtari procedurës paraprake masë paraburgimi për dy të dyshuarit./KlanMacedonia

