Hoxhë Shpend Ibraimi: Shqiptarët janë si mali: të fortë, të lartë dhe të pamposhtur
Shqiptarët nuk janë një numër që dikush e rregullon sipas dëshirës së tij. Ata kanë zërin, dinjitetin dhe të drejtën e tyre për të vendosur për fatin e vet. Kushdo që mendon se mund t’i drejtojë sipas tekave personale, harron një të vërtetë të thjeshtë: shqiptarët gjithmonë kanë ditur të ecin në rrugën që vetë zgjedhin, sepse janë autoktonë të kësaj toke.
Shqiptarët janë si mali: të fortë, të lartë dhe të pamposhtur. Nuk ka asgjë nga jashtë që mund t’i kontrollojë. 🇦🇱🇦🇱

