Hasanbeg, sherri në komunikacion përfundoi me të shtëna armësh
“48 vjeçari R.F nga Shkupi ka raportuar se në vendbanimin Kamnik në Hasanbeg të Shkupit pas një aksidenti të mëhershëm komunikacioni në mes të mjetit motorik të pasagjerëve ‘Golf’ me targa të Shkupit i drejtuar nga ai dhe një automjeti të pasagjerëve ‘Mercedes’, i drejtuar nga B.S, ka ndodhur një debat mes të pjesëmarrësve në aksidentin e trafikut. Më pas denoncuesi dhe djali i tij 22 vjeçar B.F janë sulmuar fizikisht nga B.S, J.S dhe T.S, i cili më pas ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar një plumb në ajër”, thonë nga MPB.


