Ndalohet lëvizja në pyje pa leje, gjobat arrijnë deri në 2.000 euro

Lëvizja në pyje dhe në tokat pyjore do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga njësitë rajonale të NP Pyjet Kombëtare dhe Parqet Kombëtare, përkatësisht për zonat që ato administrojnë.

Ky ndalim është vendosur me qëllim parandalimin dhe shmangien e zjarreve në pyje gjatë periudhës me rrezik të lartë.

Autoritetet paralajmërojnë se personat që nuk e respektojnë ndalimin dhe kapen duke lëvizur në pyje ose në toka pyjore pa lejen përkatëse do të përballen me gjoba që variojnë nga 1.500 deri në 2.000 euro, në kundërvlerë me denarë.