Halil Snopçe: Aleanca për Shqiptarët historikisht ka qenë strumbullari i opozitarizmit shqiptar

Deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e krahut të Arben Taravarit, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se partia e tij historikisht ka vepruar nga opozita.

“Aleanca për Shqiptarët historikisht, në pjesën e saj më të madhe politike, ka qenë parti që ka vepruar nga opozita. Historikisht kemi qenë kritikuesja më e madhe e pushteteve të kaluara dhe strumbullari i opozitarizmit shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha Snopçe.

Ai theksoi se roli kritik dhe opozitar i Aleancës ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për skenën politike shqiptare, duke e pozicionuar partinë si një zë të fortë kundrejt pushteteve në Maqedoninë e Veriut.