GRUBI: Partitë opozitare bashkëpunojnë me VMRO-në dhe Levicën dhe i bëjnë shërbim direkt Rusisë

“Opozita shqiptare e përbërë në kuadër të BDI-së të cilat nuk e kanë gjetur veten te BDI-ja e kanë përçarë trupin votues shqiptar në Maqeedoninë e Veriut dhe e kanë bërë të parëndësishëm, dhe të cilët kanë bashkëpunuar me levizën e Apsievit, i cila e kundërshton antarsimin e Maqedonisë në NATO, BE, dhe e kundërshton marrëveshjen e Ohrit. Kur të rreshtohesh me këto forca si mund të mos themi se nuk ka ndikime proruse. Ose etja për pushtet t’i ka verbuar sytë dhe po bashkohesh me forca si Levica apo VMRO-ja, dhe paraqiten si unifikim i derivateve të BD-së në shërbim të VMRO-së dhe Levicës, indirekt Rusisë.
Të gjithë nga i pari deri te i fundit kanë qenë pjestar të BDI-së, Taravari deri para një muaji ishte pjesë e kësaj qeverie që pastaj doli. Izet Mexhiti ka qenë anëtar i kësaj partike për 22 vite kur e pa se nuk mund të bëhej kryetar në vend të Ali Ahmetit u largua nga partia.
E vetmja parti që ka marrë guximin për të denoncuar veprimet ruse, duke i thënë jo Rusisë e po Evropës ka qenë BDI-ja.
Le të nënshkruajnë një deklaratëqë nuk do të kyqen në një qeveri e cila nuk është pro Evropoiane, e jo të bëhen në shërbim të VMRO-së dhe Levicës”, tha Grubi në një intervistë për Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *