Grubi: Ka marrëveshje që Maqedonia e Veriut ta ketë një kryeministër shqiptar
Artan Grubi, zëvendës kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do ta ketë një kryeministër të nacionalitetit shqiptar.
“Në vitin 2020, dolëm me fushatë moderne, e cila bëri jehonë në Prishtinë e Tiranë, duke thënë që ka ardhur koha për km e parë shqiptar, edhe ky një projekt i Ali Ahmetit, për t’i thyer tabutë. Ka ardhë koha t’i tejkalojmë paragjykimet me zgjedhjen e një kryeministri shqiptar. Deshti verditkti i popullit që lidhja socialdemokrate ti fiton 46 deputetë BDI 15 deputetë, të dyat bënin bashkë 61”, ka thënë ai.
“Në marrëveshjen e koalicionin që kishim, arritëm dakordësi, me Zoran Zaev, që 100 ditëshin e fundit ai të largohej nga qeveria dhe të zëvendësohet nga një kryeministër shqiptar. Këtë e shkruam e nënshkruam, dhe doli edhe Zaev, dhe tha që do ta kemi një kryeministër shqiptar për herë të parë”, vijoi Grubi.


