Goditet përsëri Besa në Tetovë, kësaj radhe distancohet edhe nëndega e Xhermës 👇🏻
Lëvizja Besa dita ditës po shpërbëhet në Tetovë dhe rrethinë. Kësaj radhe nga Besës i distancohet edhe nëndega e Xhermës.
“Informoj të gjithë shokët dhe përkrahësit se nga sot nuk jam kryetar i Lëvizjes BESA në Xhermë dhe bashkë me gjithë strukturën bashkangjitemi me lalën Rafiz Medija për të vazhduar angazhimin tonë politik me kryetarin Arjanit Hoxha në kuadër të Partisë Demokratike Evropiane” ka shkruar Imran Ismani.

