Godet këmbësorin me veturë dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes
“Me datë 15.11.2022 në ora 16.10 në Sllatinë të Tetovës, nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë është ndaluar 85-vjeçari N.S, i cili paraprakisht me veturë motorike “Audi” me targa të Tetovës në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë ka goditur këmbësorin R.I(62) nga Tetova dhe është larguar nga vendi. Me këtë, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë./KlanMacedonia


