Franca do të mbështes reformat në gjyqësor

Ja postimi i plotë i Ministrit të Drejtësisë, z.Krenar Lloga nga takimi i realizuar me Ambasadorin e Francës:

🇲🇰🇫🇷 Franca do të mbështesë reformat në gjyqësor

Franca është në mesin e miqve më të rëndësishëm të vendit tonë, e cila luan një rol kyç në shumë procese me peshë, siç është propozimi francez, i cili na riktheu shpresën për hapjen e procesit të integrimit evropian të vendit tonë. Kjo u konstatua në takimin e sotëm nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ambasadori i Francës, Ekselenca e tij, Cyrille Baumgartner. Ministri Lloga e informoi Ambasadorin Baumgartner lidhur me përgatitjen e Strategjisë për Reforma në Gjyqësor 2023-2027, si dhe për proektet për digjitalizim të gjyqësisë dhe prokurorisë, që në masë të madhe do të ketë ndikim në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve.
Lidhur me këtë, Lloga e informoi ambasadorin francez se jemi të përkushtuar për një sistem të suksesshëm të shpërndarjes së çështjeve si në gjyqësor ashtu edhe në prokurori, ku Ministria e Drejtësisë do të ketë rol mbikëqyrës në tërë procesin. Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen parimore me Kryeministrin për pavarësinë buxhetore të KSHPKK-së, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ambasadori Cyrille Baumgartner përshëndeti planet ambicioze të ministrit për të reformuar të gjithë sistemin e drejtësisë dhe prokurorisë dhe shprehu gatishmërinë e Francës për të ndihmuar në të gjitha këto procese me asistencë të ndryshme, përfshirë asistencën e ekspertëve. Ai poashtu e vlerësoi pozitiv edhe angazhimin e Ministrit, Krenar Lloga, për dialogun me opozitën, duke nisur nga reforma zgjedhore dhe e inkurajoi atë që të vazhdojë me procese të tilla, thelbësore për rrugën e integrimit europian të vendit.
Lloga dhe Baumgartner diskutuan për vetingun, gjatë të cilit ministri ritheksoi qëndrimin se ky proces duhet të jetë konfidencial dhe të zbatohet me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Me rëndësi është edhe çështja e rishikimit të rasteve të dyshuara të inskenuara gjyqësore, për të cilat kërkesa për ndihmë nga vendet anëtare të BE-së është përsëritur.

Me nderime,

Ministria e Drejtësisë

🇲🇰🇫🇷 Франција ќе ги поддржи реформите во правосудството

Франција е меѓу најважните пријатели на нашата земја која има клучна улога во многу значајни процеси како што е францускиот предлог со кој ни се врати надежта за отварање на евроинтеграцискиот процес на нашата земја.Ова го констатираа на денешната средба министерот за правда Кренар Лога и амбасадорот на Франција Н.Е Сирил Бомгартнер.

Министерот Лога го информираше амбасадорот Бомгартнер за подготовката на Стратегијата за реформи во правосудството 2023-2027, како и проектите за дигитализација на судството и обвинителството што во голема мера ке влијае во сузбивањето на корупцијата и злоупотребите. Во оваа насока, Лога го извести францускиот амбасадор дека сме ангажирани за успешен систем за распределба на предмети како во судството така и во обвинителство при што Министерството за правда ке има надзорна улога на целиот процес.

На средбата се говореше и за начелниот договор со Премиерот за буџетска независност на ДКСК, Судскиот Совет и Советот на јавни обвинители.

Амбасадорот Сирил Бомгартнер ги поздрави амбициозните планови на министерот за реформи на целокупниот систем во правда и обвинителство и изрази подготвеност Франција да помогне во сите овие процеси со различна помош, вклучувајќи и екпертската. Тој исто така го оцени како позитивен ангажманот на министерот Кренар Лога за воспоставување дијалог со опозицијата, почнувајќи од изборната реформа и го охрабри да продолжи со ваквите процеси кои се битни за евроинтегративниот пат на земјата.

Лога и Бомгартнер разговараа за ветингот при што министерот го повтори ставот дека овој процес треба да биде доверлив и да се реализира со поддршка на ЕУ и САД.Значајно е и прашањето за ревизија на сомнителните судски монтирани случаи за што се повтори барањето за помош од земјите членки на ЕУ.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}