“Fleta e votimit 7-8 metra”, Mickoski: Nëse procesi zgjedhor nuk është i suksesshëm, qeveria emëron përfaqësues në komuna

“Nuk e përjashtoj edhe atë mundësi, gjithçka është e mundur. E mundur është që fleta e votimit të jetë 7-8 metra, mund që fleta e votimit t’i zhgënjejë qytetarët për dalje, të bie censusi. Por këtu dua të paralajmëroj që sipas Kushtetutës dhe ligjit, nëse nuk është i suksesshëm procesi zgjedhor, qeveria është ajo që emëron përfaqësues. Kështu që sjellja e papërgjegjshme e individëve, ose partive të caktuara politike, rezulton me tipa të këtilla të mundësive. A do të ndodhë kjo, do të shohim së shpejti”, tha mes tjerash Mickoski. /tv21