Festivali i 11-të i këngës së vjetër qytetare “Teuta”-Tetovë
Më 08.10.2022, në ora 19.30, Qendra e Kulturës- Tetovë, organizon edicionin e 11-të të Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Teuta”.
Në këtë edicion do të paraqiten grupet: - Ansambli i këngëve dhe valleve “Kastriotët”, Ferizaj, R. e Kosovës - Orkestra e Qendrës së Kulturës , Gostivar, R. e Maqedonisë së Veriut - Ansambli “Isuf Myzyri”, Elbasan, R. e Shqipërisë - Kori “Nexhmije Pagarusha” , R. e Kosovës dhe - Grupi i grave “Teuta”, Tetovë, R. e Maqedonisë së Veriut


