Është propagandë që bëhet ndaj Strugës, çmimet i kemi më të lira ⬇️⬇️
Çmimet e kafesë në Ohër zakonisht variojnë nga 90 deri në 150 denarë, por në disa lokacione ka çmime më të larta. Nëse ekspresi është 90 denarë, do të duhet të ndani 150 denarë për kafe tjera. Në një nga kafenetë e Ohrit kanë thënë se para dy javësh i kanë rritur çmimet për 10 denarë.
Struga fqinje është shumë më lirë dhe kafeja atje në shumicën e kafeneve do t’ju kushtojë deri në 100 denarë. Ekspresso do të gjeni 50 denarë, makiato 60, kafe nes 70 ose 100 denarë.
“Nuk i ngremë shpesh çmimet ose nëse i korrigjojmë i bëjmë një herë në vit dhe kaq, sepse në Strugë vijnë njerëz të lidhur emocionalisht me qytetin, që vijnë nga këtu dhe vijnë të vizitojnë të afërmit gjatë verës. Ka shumë strugan që kthehen nga jashtë dhe nuk janë turistë klasikë”, thotë një kafene në Strugë.
Por edhe një vakt ushqimi është shumë më lirë në Strugë. Një mëngjes i plotë do ju kushtojë nga 3.5 – 5 euro. Derisa edhe drekat do ju kushtojnë më lirë duke filluar nga peshku.(INA)

