Erdogan paralajmëron Vuçiqin: S’është Turqia e ‘90-ës, çdo sulm ndaj Kosovës eshtë sulm ndaj Turqisë.
Presidenti Turk Rexhep Taiip ERDOGAN ka patur një bisedë telefonike të tensionuar me homologun serb Vuçiç, duke i thënë të ndryshojë qasje ndaj Kosovës, pasi siç i ka thënë, “Turqia nuk është ajo e viteve ’90-të”, një mesazh i qartë ky se për çdo hap ndaj Kosovës, do ketë të bëjë me Turqinë, tashmë një fuqi e rikthyer ekonomike, ushtarake dhe diplomatike në nivel global.
Burime kofidenciale thonë se gjuha e presidentit turk ka qenë e prerë, duke e këshilluar, por më së shumti paralajmëruar Vuçiçin, që të mos vijojë më me kërcënime apo dhe me romantizime ndaj Kosovës, duke i bërë të qartë presidentit serb se nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cënua Kosova./indeks.mk


