EORDIA-LITIA nesër do të mbahet në Strugë

EORDIA-LITIA, e cila për nder të festës “Shën Gjergji Fitimprurës ” do të mbahet nesër në Strugë, Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit kishtar.

Për këtë qëllim, më 4 maj 2023, në hapësirat e komunës së Strugës, zyrtarë policorë nga Njësia Për Punë të Brendshme – Strugë së bashku me përfaqësues të kishës “Shën Gjergji” në Strugë, me kryetarin Ramiz Merko dhe të pranishmit tjerë nga vetëqeverisja lokale mbajti një mbledhje pune. Në të njëjtën kohë, u prezantuan një sërë masash sigurie për sigurinë fizike dhe të trafikut të manifestimit, të cilat do të zbatohen nga punonjësit e policisë në rrugët dhe trotuaret në të gjithë qytetin, si dhe nevojën e respektimit të vazhdueshëm dhe të disiplinuar të tyre nga organizatorët gjë e cila u theksua nga të gjithë anëtarët e kishës si dhe nga qytetarët e pranishëm.

Gjatë litisë në periudhën nga ora 16:00 deri në ora 19:00 do të ndalohet qarkullimi në rrugët “Proleterski Brigadi” dhe “Korpusi 15 ” nga ku qarkullimi do të devijohet në rrugët tjera.

Njëkohësisht do të mbulohet fizikisht pjesa më e gjerë e kishës “Shën Gjergji”, si dhe e gjithë trasa përgjatë së cilës do të lëvizë kortezhi i kishës.

SPB Strugë apelon besimtarët që këtë ngjarje fetare ta kremtojnë me dinjitet dhe në vazhdimësi t’i përmbahen dhe respektojnë udhëzimet e punonjësve të policisë.

Informacioni- SPB Ohër, Zyra për marëdhënie me publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *