Dy vite burgim për Sulejman Lamallarin 👇🏻
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot shpalli aktgjykim me të cilin Sulejman Lamallari dënohet me dy vjet burg për “dhunë të rëndë” ndaj kryetares së Shkupit, Danela Arsovska. Siç konfirmuan nga gjykata, në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha që i pandehuri e ka kaluar në paraburgim.

