Dy persona në Strugë arrestohen për shkaktim zjarri në deponinë e qytetit

Më 02.08.2025 në orën 20:30, në deponinë e qytetit në Strugë, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Strugës arrestuan F.N. (61) nga Struga dhe E.V. (38) nga Prilepi, të cilët më parë ishin gjetur në deponi nga punonjësit e Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Strugës duke djegur dyshekë dhe duke shkrirë tela bakri, duke shkaktuar zjarr. Ndaj tyre do të ngrihen akuza përkatëse pasi të dokumentohet rasti.