Dy nga tre të dyshuarit janë të mitur 👇🏻
Tre persona, nga të cilët dy fëmijë 15-vjeçarë, janë të dyshuar për vrasjen që ndodhi të dielën në Tetovë.
Nga burime jozyrtare mësohet se tre personat janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku pritet të merret vendim për paraburgim prej 30 ditësh. Aktualisht nuk është e qartë nëse personat e dyshuar janë kryerës të vrasjes apo ndihmës të saj.

