Dy motra hyjnë në “BBVK 4” si një konkurrent i vetëm

Mbrëmja e së premtes në “Big Brother VIP Kosova 4” solli surpriza për publikun, pasi në shtëpinë më të famshme në vend hynë dy motra nga Drenica.

Suanita dhe Aurora Rrusta janë banoret më të reja të këtij edicioni dhe do të garojnë si një konkurrent i vetëm, duke ndarë mes vete vetëm një biletë fati. Suanita është këngëtare dhe rikthehet në skenë pas gjashtë vitesh mungesë, ndërsa Aurora është influencuese e njohur në rrjetet sociale.

Hyrja e tyre ka ngjallur kureshtje te banorët dhe publiku, pasi strategjia dhe vendimmarrja e përbashkët pritet të sjellë dinamika të reja dhe situata interesante në shtëpi.