Digjet ndërtesa shumëkatëshe në Rusi, pas përplasjes së avionit luftarak
Një avion ushtarak është përplasur me një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin rus Yeisk në Detin Azov në territorin rus në veri të Krimesë, ditën e sotme.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avioni ishte një avion luftarak Su-34 , një nga më të avancuarit në Forcën Ajrore Ruse.
Ministria shton gjithashtu se avioni sapo ishte nisur për një fluturim stërvitor.
Sipas asaj që thuhet avioni është rrëzuar për shkak të ndezjes së njërit prej motorëve gjatë fazës së ngjitjes, shkruajnë mediat e huaja.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe zjarrfikësit, ndërsa rreth godinës po qarkullojnë edhe helikopterë. Autoritetet lokale thonë se katër kate shkatërruar, ndërsa nuk ka informacione për të vdekur apo të lënduar./euronewsalbania


