Debat i ashpër mes Kejsit dhe Mirit në BBVA, burrë 46-vjeçar… turp të kesh

Një debat i fortë ka shpërthyer ditën e sotme mes Kejsit dhe Mirit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke tensionuar edhe më shumë atmosferën mes banorëve.

Gjatë përplasjes, Kejsi i është drejtuar Mirit me akuza të drejtpërdrejta, duke i thënë se ka rënë në dashuri me Selin, 23-vjeçe. “Ti që ia përkëdhel flokët natë për natë, burrë 46-vjeçar… turp të kesh”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

Debati u komentua menjëherë nga banorët dhe publiku, duke u kthyer në një nga momentet më të përfolura të ditës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.