Të akuzuarit, profesorët Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski nga Fakulteti Ekonomik u dënuan me 4 vjet e gjysmë dhe 4 vjet burg sepse u kërkonin para dhe seks studenteve për nota, ndërsa Dragan Denkovski u dënua me 2 vite me kusht nëse nuk e përsërit në 5 vitet e ardhshme veprën, për arsye se ndërmjetësoi mes studenteve dhe pedagogëve.
Këtë aktgjykim e ka sjellë Gjykatësja Fanka Janchuleva Mihailoska në shqyrtimin e dytë të rastit “Erasmus”, sepse në qershor të vitit 2021, rasti ka rënë në Apel, kur është vërtetuar vetëm Aktgjykim lirues për profesorin Stojan Debarliev. Si ndaj profesorëve, ashtu edhe demonstruesit u është ndaluar kryerja e veprimtarisë për një periudhë prej 5 vitesh, kurse koha e kaluar në burg do ju llogaritet në dënimin.