Bujar Osmani reagon pas sulmeve që u bënë ndaj tij 👇🏻

Postimi i tij i plotë:

Asnjëherë nuk kam abuzuar, dhe as që do ta bëja një gjë të tillë ndaj askujt, e aq më pak ndaj kësaj zonje të mrekullueshme e cila më është afruar sinqerisht dhe që në sytë e mi meriton gjithë respektin.

Ja ku është videoja që e dëshmon këtë, dhe që tregon qëllimin e saj të sinqertë për të bërë një foto, gjë që në atë moment për mua sigurisht ishte kënaqësi.

Dua t’u përcjell një mesazh VLEN-it – ne nuk jemi armiq, dhe nëse ndonjë prind apo i afërm i ndonjë politikani, madje edhe ndonjë aktivist i VLEN-it dëshiron të bëjë një foto me personalitete të jetës publike, kjo është normale, dhe duhet të sillemi ndaj saj si një reagim normal i njerëzve.

Unë e pranoj që e kundërta të ndodhë, dhe kjo është po ashtu normale. Ajo që nuk është normale, është të gënjeni dhe manipuloni ashtu siç bën VLEN; të më akuzoni dhe shpifni se po abuzoj me dikë, duke krijuar parehati pikërisht tek njerëzit të cilëve u drejtohemi. Kjo nuk është e drejtë, kjo është nënçmim ndaj qytetarëve, ndaj votuesve, dhe prandaj kjo duhet të ndalet menjëherë.

https://www.facebook.com/share/v/1FWWcrN9A2/?mibextid=wwXIfr