Berovë: Kallëzim penal për shtënat me pushkë ajrore drejt një shtëpie pushimi

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.A. (37) nga Berova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas informacioneve, më 5 mars 2025, pranë Liqenit të Berovës, në vendin e quajtur “Feta”, i dyshuari ka shtënë me pushkë ajrore në drejtim të një shtëpie pushimi, raporton TetovaSot.