BE: Nuk ka plan B për Maqedoninë e Veriut, gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtare për ndryshimet kushtetuese
Burime nga Drejtoria për Zgjerim në KE vlerësojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mesazhet nga ekipi i Borellit për ndryshimet kushtetuese janë të njëjta dhe ka mundësi që Shqipëria të shkëputet në këtë proces.
BE-ja është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Qeverisë së ardhshme që do ta udhëheq VMRO-DPMNE-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese, por nuk shohin rrugë për ndryshim apo anashkalim të obligimit që tashmë e ka marrë Qeveria e kaluar.

