BE i jep “shuplakë” presidentes së RMV-së që në ditën e marrjes së mandatit👇🏻
Bashkimi Evropian (BE) shpreh keqardhjen për faktin se presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Gosrdana Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit në ceremoninë e sotme kur dha betimin, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë,” tha Stano.

