Bastisje në Sllupçan, kapen armë dhe municion

“Sot (07.09.2023) në ora 14.30 nëpunësit policorë të Sektorit për polici kriminele – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme dhe SPB Kumanovë – Departamenti për tregti të palejuar me drogë dhe armë, pas marrjes së urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore Kumanovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te Z.I.(49) në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës. Gjatë bastisjes janë gjetur gjashtë pistoleta ndryshme, shtatë korniza me plumba, pushkë “ekoll” me optikë për pushkë, rreth 2500 plumba të kalibrit prej 9mm, 7.62mm dhe 6.35mm, 64 raketa piroteknike… Z.I. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim penal deri te PPTH Kumanovë”, thonë nga MPB-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *