Bajram Rexhepi i AKI-së takohet me Ali Ahmetin pas zgjedhjeve: “Të përkushtuar drejt fitoreve të reja”
Kandidati i Aleancës për Kombin dhe Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka publikuar një fotografi me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, vetëm disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Në përshkrimin që e shoqëron foton, Rexhepi ka shkruar: “Të angazhuar, të përkushtuar si asnjëherë më parë, drejt fitoreve të reja!”, duke lënë të kuptohet për vazhdimin e bashkëpunimit politik.
Ndërkohë, pritet që raundi i dytë i zgjedhjeve të mbahet më 2 nëntor, ku gara në Tetovë do të zhvillohet mes Bajram Rexhepit nga AKI dhe Bilall Kasamit nga koalicioni VLEN, me pritje për një përballje të ngushtë.


