Avokati i Popullit hap linjë falas për raportimin e shkeljeve zgjedhore

Nga sot, qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve vendore përmes linjës falas 0800 54321, e cila funksionon pranë Zyrës së Avokatit të Popullit.

Ky institucion njofton se çdo raport do të trajtohet menjëherë, ndërsa ankesat e paraqitura pas orës 16:00 do të regjistrohen dhe shqyrtohen në orarin e punës së ditës pasuese.

“Avokati i Popullit do të reagojë pa vonesë tek institucionet kompetente për të garantuar ushtrimin e të drejtës së votës”, thuhet në njoftim.

Përveç numrit falas, qytetarët mund të raportojnë parregullsi edhe në gjashtë zyra rajonale të Avokatit të Popullit, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00:

Strumicë: 034 329-996 Kërçovë: 045 228-586 Tetovë: 044 344-082 Manastir: 047 242-310 Shtip: 032 389-701 Kumanovë: 031 431-488