Automjet bie në lumin Radika pranë Bigorskit, humbin jetën dy persona
Një veturë me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Radika sot pasdite, në afërsi të Manastirit “Shën Jovan Bigorski”.
Si pasojë e aksidentit, jetën e kanë humbur shoferi dhe një pasagjer që udhëtonin në automjet.
Autoritetet njoftojnë se nga ora 18:30 është ndërprerë qarkullimi në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër. Sipas AMSM-së, bllokimi i trafikut është bërë për shkak të operacionit për nxjerrjen e automjetit nga lumi pas aksidentit.

