ASH-ja sot zgjedh Kryetarin e Partisë
Në Kongresin e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë i pranishëm tashmë është edhe kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie, u.d. kryetari i deritanishëm, Arben Taravari, por edhe ish kryetari i partisë, Ziadin Sela, përcjell TV21. Në Qendrën për Kulturë në Tetovë ka nisur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, ku pritet të zgjidhet kryetari i kësaj partie.


