Arrestohet për korrupsion Safet Gjici pas video-skandalit seksual
Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar një javë pas publikimit të një video-skandali seksual.
Sipas informacioneve të para, për të është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Posaçme pas një kërkese të SPAK.
Masa është ekzekutuar këtë pasdite, teksa Gjici është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij në Tiranë.


