Arrestohet një fëmijë nga Kumanova bashkë me katër persona nga Tetova
Dje (12.03.2024) rreth orës 17:30 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, nga ana e policëve të SPB Tetovë janë arrestuar A.K.(23), B.N.(27), N.K.(37) dhe I.K.(38), të gjithë nga Tetova, dhe një i mitur nga Kumanova. Ata janë kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje, gjatë së cilës kanë marrë disa sende të NP “Rrugët e Maqedonisë”, transmeton Lideri.mk.

