Arrestohet duke peshkuar 24 vjeçari nga Struga
Më datë 18.11.2020 në ora 22:30, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është arrestuar O.D.(24) nga Struga për kundërvajtje sipas nenit 113 të Ligjit për peshkim dhe akuakulturë. Gjatë kontrollit të ushtruar në bregun e lumit Drini i Zi në afërsi të Strugës, oficerë policor gjetën dhe sekuestruan një qese të tij, e mbushur me ngjalë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet padi adekuate.
SPB Ohër – Zëdhënëse Merlina Islami


