Arrestohet dileri nga Shkupi
I gjendet drogë, arrestohet një diler nga Shkupi.
Sot (21.11.2022) zyrtarët policorë të Njësisë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në SPB Shkup kanë privuar nga liria P.P (25) nga Shkupi. Pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe një urdhër gjykate, në banesën e tij është kryer kontrolli, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar rreth një kilogram marihuanë dhe dy peshore dixhitale. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.



