Arrestohen tre persona për vrasjen në Debresh
“Pasditen e sotme pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen e ndodhur sot në Debresh të Gostivarit rreth orës 17:15. Pas një kohe të shkurtër pasi ndodhi rasti, autorët janë arrestuar, përkatësisht B.V.(28), J.V.(31) dhe L.B (32), si dhe është gjetur automatiku nga i cili kanë qëlluar, si dhe automjeti me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet ne komunikaten e leshuar nga Sektori per Pune te Brendshme ne Tetove.

