Arrestohen 5 persona për shkak të rrahjes së dy personave
“Me daten 21 gusht 2025, në orën 13:00, policët e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, i kanë arrestuar personat me iniciale N.P. (21), D.P. (21), M.R. (20), P.M. (22) dhe K.K. (22), të gjithë nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë sulmuar fizikisht personat me iniciale L.J. (20) dhe N.S. (21), të dy nga Kumanova. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një objekti hotelerik në lagjen “Karposh” në Kumanovë”, ka njoftuar Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.

