Arbër Ademi i del në mbështetje Grubit

Me shqetësim pranova lajmin për tentativën për sulm ndaj zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi.

Iu bëj thirrje të gjitha organeve kompetente që të ndërrmarin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të këtij rasti dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti t’i nxjerrin para  drejtësisë.

Shpreh mbështetjen për zv/kryeministrin e parë, dhe e inkurajojë të mos zmbrapset e të vazhdojë punën e tij në shërbim të qytetarëve pa dallim.

Aktet qyqare si ky, nuk duhet të na zmbrapsin e as nuk na frikësojnë. Përkundrazi, na forcojnë e na bëjnë më të vendosur drejt detyrimeve tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *