Anketa e “Market Vision”: Ali Ahmeti më i besuari në kampin politik shqiptar
Sipas rezultateve të sondazhit më të ri të agjencisë “Market Vision”, e afërt me VMRO-DPMNE-në, kjo parti del forca e parë politike në vend para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, raporton Tetovasot.
📊 Rezultatet sipas partive:
VMRO-DPMNE – 22.9% BDI – 6.0% LSDM – 5.9% Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela) – 0.7% Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) – 1.2% Levica – 3.3% ZNAM – 1.8% VLEN – Alternativa – 1.4% VLEN – Lëvizja Demokratike – 1.6% VLEN – BESA – 1.6%
🔹 12.4% e qytetarëve deklarojnë se nuk do të votojnë.
🔹 23% mbeten të pavendosur.
👉 Sondazhi parashikon se BDI do të ruajë pozitën e forcës së dytë më të madhe politike, ndërsa VLEN do të ketë rezultat dukshëm më të dobët, me raport të humbjes 2.5:1 ndaj BDI-së.
📈 Besimi te liderët politikë:
Hristijan Mickoski (VMRO-DPMNE) – i pari në renditje Ali Ahmeti (BDI) – 6.3% Venko Filipçe (LSDM) – 4.8% Dimitar Apasiev (Levica) – 3.2% Maksim Dimitrievski (ZNAM) – 2.2% Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) – 2.1% Bilall Kasami (BESA) – 1.8% Afrim Gashi (Alternativa) – 1.1% Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët) – 1.1%
📌 Mbi 40% e të anketuarve shprehen se nuk u besojnë asnjë lideri politik.
ℹ️ Anketa është shpërndarë gjerësisht nga zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, përfshirë koordinatorin e Grupit Parlamentar, Nikolla Micevski.


